Një 41 vjeçar italian në Elbasan, i identifikuar si A.K me detyrë administrator i një fasonerie si dhe ekonomisti A.K 38 vjeç janë vënë nën hetim nga policia për deklarim të rremë të vendndodhjes së subjektit.
Mësohet administratori dhe ekonomisti i fasonerisë, kanë paraqitur disa herë të dhëna fiktive për vendndodhjen e subjektit me qëllim shmangien e detyrimeve tatimore.
Policia po vijon punën për dokumentimin e plotë të këtij rasti.
Priten detaje shtesë.