Të enjten do të zhvillohet mbledhja e parë e grupit të dialogut në komisionin e ligjeve që do të shërbej për ligjet me shumicë të cilësuar.
Grupi i dialogut do të ketë në përbërje të tij 6 anëtarë me përfaqësi të barabartë mes mazhorancës dhe opozitës.
Nga PS anëtarët do të jenë: Klotilda Bushka, Damian Gjiknuri dhe Toni Gogu.
Nga opozita do të jenë anëtarë: Oerd Bykybashi, Erisa Xhixho.
Një vend Gazment Bardhi ia ofroi edhe deputetëve pranë Lulzim Bashës, të cilët e refuzuan.