Një punonjës policie është goditur pas përfundimit të ndeshjes Kastrioti-Elbasani.
Efektivi është qëlluar teksa ndodhej me shërbim jashtë perimetrit të stadiumit, me një bidon plastik nga një 30-vjeçar.
Punonjësi i Policisë i ka bërë thirrje për të ndaluar veprimet e tij, por shtetasi 30-vjeçari ka reaguar me fjalë fyese, dhe pasi punonjësi i Policisë ka ndërhyrë për ta shoqëruar, ka hasur në rezistencën e tifozëve të tjerë.
Pas këtyre momenteve, kanë ndërhyrë shërbimet e tjera të Policisë të cilat kanë shoqëruar në komisariat shtetasin 30-vjeçarin për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.