Arrestimi i Jorgo Goros, Marin Suli: Grabitja e tokës në bregdet në përmasat e një grupi kriminal

Shqipëria

Arrestimi i Jorgo Goros, Marin Suli: Grabitja e tokës në bregdet në përmasat e një grupi kriminal

Më: 28 mars 2024 Në ora: 22:47
Marin Suli

Duke komentuar arrestimin e ish-kryebashkiakut të Himarës, Jorgo Goro, sekretari i OMONIA-s, Marin Suli i ftuar në “Open” në News 24, tha se atij po i lehtësohen akuzat pasi grabitja e 11 mijë metrave katror në bregdet ka përmasat e një grupi kriminal.

“Është një ditë e mirëpritur që abuzuesit me pronat e bregdetit të përballen me drejtësinë.

Po ashtu jemi të shqetësuar që kjo përballje me drejtësinë është e përciptë. Bashkë me z.Goro, duhet të ishte në bankën e të akuzuarve edhe ish-ministrja e Jashtme, Xhaçka, bashkëshorti i saj dhe të ashtuquajtur investitorë strategjikë që nuk janë tjetër janë vetëm miq të kryeministrit.

Goro sot akuzohet për shpërdorim detyre. Vjedhja e 11 mijë metra katror në Dhërmi nuk mund të jenë shpërdorim detyre. Janë vjedhje dhe për shkak të kompleksitetit, janë të gjithë figura të një grupi të strukturuar kriminal. I gjejmë të gjitha figurat në Kodin Penal çka do të thotë se z.Goro po përpiqen ta lehtësojnë”, tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat