Analisti, Endri Tafani i ftuar në emisionin ‘’Drejt’’ në Ora News u shpreh se ne kemi një sistem rajonal proporcional që I jep dorë kryetarit të partisë që të ketë pushtet absolute.
Tafani: Ja e bëre Reformën Zgjedhore, por për çfarë po e bën Reformën Zgjedhore?
Për mënyrën si do numërosh votat, kush janë numëruesit?
Problemi i Kodit Zgjedhor që kemi është problem thelbësor.
Ne kemi një sistem rajonal proporcional që është ngritur një formulë në 2007 kastile për të zhdukur LSI-në atëherë.
Dhe është një formulë e cila i jep dorë kryetarit të partisë të ketë pushtet absolute.
Ky mekanizëm nuk ka për tu prekur në thelb.