Këshilli bashkiak i Himarës, i cili sot pritet të zgjedhë kryetarin e ri të përkohshëm është shoqëruar me tensione të ashpra.
Qytetarë dhe mbështetës së Fredi Belerit janë futur në ambientet e brendshme të bashkisë Himarë, ku janë përplasur edhe me policinë.
Ata kanë kërkuar largimin e prefektit të Vlorës, Vangjel Tavo dhe Sekretarit të Përgjithshëm të PS, Blendi Klosi.
Ndërsa në momentin kur Tavo është larguar, një mbështetës i Fredi Belerit e ka pështyrë në fytyrë atë dhe më pas ata kanë debatuar edhe me fjalë.