Ishte dëbuar në 2017-ën, arrestohet 35 vjeçari shqiptar me 4 identitete në Itali

Shqipëria

Ishte dëbuar në 2017-ën, arrestohet 35 vjeçari shqiptar me 4 identitete në Itali

Më: 29 mars 2024 Në ora: 11:24
Foto ilustrim

Një 35 vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane në një fshat të bashkisë Predaia.

Gjatë kontrolleve rutinë të policisë, 35 vjeçari i cili po ecte në këmbë u ka dhënë atyre një pasaportë shqiptare ku kishte edhe lejen e udhëtimit në në Itali. Megjithatë si pasojë e dyshimeve që kishin karabinierët, gjatë kontrollit të fotografisë së tij të pasaportës, rezultoi se 35 vjeçari kishte përdorur 4 identitete të ndryshme kur ishte ndaluar herët e tjera.

Ai ishte arrestuar në 2017-ën nga policia në kufirin italo-francez për krime kundër pronës dhe ishte dëbuar për në Shqipëri.

Por pavarësisht kësaj, shqiptari duke përdorur një pasaportë me identitet të falsifikuar, u kthye sërish në Itali kur nuk ishin mbushur afatet 10 vjeçare pas dëbimit nga Italia.

Tashmë atij do t’I duhet të vuajë dënimin me 9 muaj burg për shkeljen e ligjit të emigracionit pas dëbimit nga një shtet i BE.

Hjatë kontrollit të ushtruar në banesën ku qëndronte me disa shqiptarë të tjerë, policia gjeti sasi të vogla kanabisi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat