Luan Hoti është shpallur fitues i kreut të degës së PD së Rithemelimit në Durrës. Pas numërimit të fletëve të votimit, sipas procesverbaleve zyrtare të mbërritura pranë KOKOE-s nga Komisionet e Votimit dhe Numërimit, Luan Hoti mori 52% të votave.
Kujtojmë që Hoti ka qenë edhe kandidat për deputet nga radhët e grupit të Lulzim Bashës.
Po ashtu u shpall edhe fituesi në Këlcyrë, ai është Arjan Kasaj që mori 72% të votave.
Njoftimi:
Bazuar në Vendimin Nr. 3, datë 26 shkurt 2024 të Kryesisë së PDSH dhe në Vendimin Nr. 4, datë 28 shkurt 2024, të Komisionit për Organizimin dhe Kontrollin e Operacioneve Elektorale, në datën 30 mars 2024 u zhvilluan zgjedhjet për Kryetar në PD dega Durrës dhe Këlcyrë.
Procesi u hap në orën 8.00 dhe u mbyll në orën 18.00.
Pas numurimit të fletëve të votimit, sipas procesverbaleve zyrtare të mbërritura pranë KOKOEs nga Komisionet e Votimit dhe Numurimit, fitues në garën për Kryetar sipas degëve, u shpallën si më poshtë vijon
PD dega Durrës, z. Luan Hoti me 52% të votave
PD dega Këlcyrë, z. Arjan Kasaj me 72% të votave
Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale falenderon të gjithë anëtarët që u bënë pjesë aktive e procesit të votimit për zgjedhjen me parimin një anëtar një votë të Kryetarëve të degëve të tyre.