Ringjallja e Krishtit është pritur në mesnatë edhe nga besimtarët katolikë në Berat e Kuçovë.
Besimtarët Katolik të Beratit dhe Kuçovës kanë kremtuar të shtunën e madhe të pashkëve katolike.
Pashka është kremtimi më i madh I kalendarit liturgjik të kishës katolike ku besimtaret festojnë ringjalljen e Krishtit tre ditë pas vdekjes së tij.
Mesha e shenjtë e mbajtur nga At Giussepe Tossi në Kishë Shën Asti në qytetin e Kuçovës u ndoqa nga dhjetëra qytetarë të besimit katolik duke u lutur në një nga ditët më të rëndësishme të kalendarit të Krishtit për paqe në botë dhe një jetë sa më të mirë.
Së bashku me lutjet Mesnata solli dhe lajmin e gëzuar “ Krishti u Ringjall“ e bashkë me të shpresën për paqe në botë.