Një 18-vjeçar ka ndërruar jetë mbrëmjen e sotme, pasi është plagosur me thikë gjatë një konflikti mes të rinjve.
Sipas informacioneve të para, i riu mësohet se ka ndërruar jetë rrugës për në spital.
Ngjarja raportohet se ka ndodhur në zonën e Shkozës, në Tiranë.
Ndërsa ende nuk dihet motivi i sherrit mes të rinjve.