Një zjarr ka rënë në fshatin Sadovicë, në Njësinë Administrative Sinjë në Berat.
Zjarri është shkaktuar nga pakujdesia e vetë fermerëve, të cilët ishin duke pastruar parcelat me ullinj, teksa kanë djegur mbeturinat.
Papritur zjarri u ka dalë nga kontrrolli dhe ata kanë njoftuar zjarrëfikësit.
Pas njoftimit të marrë, drejt zonës janë nisur 7 punonjës zjarrëfikës, 2 mjete zjarrëfikëse dhe efektivë të Policisë së Shtetit.
Flakët e zjarrit janë lokalizuar shpejt, duke shmangur përhapjen e mëtejshme drejt parcelave me ullinj të zonës dhe në një kohë të shkurtër është bërë i mundur fikja e plotë e zjarrit.
Si pasojë e zjarrit janë djegur 5 rrënjë ullinj dhe rreth 500m2 bimësi, me shkurre e ferra.