Avokati, Bledar Meminaj u shpreh se GJKKO ka mangësi në numër gjyqtarësh dhe se po merr akoma gjyqtarë nga gjykata e Tiranës dhe nga gjykatat e tjera.
Meminaj: SPAK ishte një risi që erdhi në të gjithë reformën në drejtësi sepse është një prokurori e krijuar posacërisht me ligj të caktuar dhe po ashtu ka të bashkëngjitur edhe gjykatën.
Tre vitet e para SPAK-ut, në mandatin e parë të drejtuesit i është dashur edhe organizimi, sepse një institucion i ri që sapo krijohet do të organizohet.
Të gjitha dosjet që janë regjistruar janë pa ardhur Dumani drejtues i SPAK-ut.
GJKKO ka akoma mangësi për mua në numër gjyqtarësh.
GJKKO po merr akoma gjyqtarë nga gjykata e Tiranës dhe nga gjykatat e tjera.
Aty (GJKKO) po gjykojnë gjyqtarë të cilët nuk janë të asaj gjykate.