Një vatër e madhe zjarri ka përfshirë me dhjetëra hektar pyje me shkurre dhe dushk në njësinë administrative Shupenze.
Edhe pse në temperatura jo të larta, zjarri është përhapur me shpejtësi, e ndihmuar edhe nga era.
Zjarri i është afruar fshatit Gjuras ku mund të rrezikojë edhe banesat.
Për shuarjen e zjarrit ka shkuar edhe zjarrfikësja, por e ka patur të pa mundur ndërhyrjen për shkak të terrenit të vështirë. Ndërkohë policia lokale e Bulqizës ka nisur hetimet rreth shkaqeve të rënies së zjarrit!