Në orët e para të mëngjesit të sotëm një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në lagjen nr.14 në Durrës.
Mësohet se persona ende të paidentifikuar kanë hedhur një sasi tritoli, e cila ka dëmtuar fasadën e biznesit, duke thyer xhamat.
Policia po kqyr të gjitha kamerat e zonës, për të identifikuar autorët, ndërsa në pyetje janë marrë administratori i mobilerisë dhe punonjësit e tij, për ndonjë konflikt të mundshëm.
Sipas gazetares, Klodjana Haxhiaj ky duket të ketë qenë një sinjal për pronarin e biznesit.