Abuzoi seksualisht me një të mitur, arrestohet 60-vjeçari monstër

Shqipëria

Abuzoi seksualisht me një të mitur, arrestohet 60-vjeçari monstër

Më: 3 prill 2024 Në ora: 11:04
Foto ilustrim

Një 60-vjeçar është ndaluar nga uniformat blu pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase të mitur.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 ndaluan me iniciativë shtetasin K. B., 60 vjeç, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase të mitur”, raporton policia e Tiranës.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Vihen në pranga 7 shtetas dhe punohet për kapjen e 1 tjetri, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 ndaluan me iniciativë shtetasin K. B., 60 vjeç, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase të mitur.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat