Në drejtimin e kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla, u zhvillua sot mbledhja e Konferencës së Kryetarëve.
Në rendin e ditës ishin shqyrtimi i projektprogramit të punës së Kuvendit për periudhën 8 prill-18 maj 2024, shqyrtimi i projektkalendarit të punimeve të Kuvendit për periudhën 8-26 prill 2024, si dhe shqyrtimi i kërkesës së një grupi deputetësh të Partisë Socialiste për ngritjen e një Komisioni të Posaçëm të Kuvendit të Shqipërisë.
Pas diskutimeve për projektprogramin e punës dhe projektkalendarin e punimeve të Kuvendit, Konferenca e Kryetarëve nuk arriti dakordësi dhe çështja i kaloi për votim seancës plenare.
Ndërkohë, kërkesa e një grupi deputetësh të Partisë Socialiste për ngritjen e një Komisioni të Posaçëm të Kuvendit të Shqipërisë u miratua me shumicë votash.