Kreu i SPAK, Altin Dumani ka shkuar sot për një takim në KLP.
Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani ndodhet sot në KLP, ku u shoqërua nga dy zv drejtorët e SPAK Klodian Braho dhe Adnand Xholi. E pranishme është gjithashtu edhe drejtoresha e BKH, Aida Hajnaj.
Në një seancë dëgjimore, Dumani raportoi arritjet e SPAK. Ndër të tjera Dumani tha se 18 persona janë nën hetim nga zyrtarët e lartë në 2023-shin.
“SPAK ka luajtur një rol të rëndësishëm për për nxjerrjen e Shqipërisë nga lista gri. SPAK ka arritur të krijojë një besueshmëri në rajon por edhe më gjerë”, tha kreu i SPAK.
“Vlera e pasurive të sekuestruar gjatë vitit 2023 është 41 mln euro”, tha Dumani, ndërsa shtoi se “18 persona janë nën hetim nga zyrtarët e lartë, për vitin 2023.”
Ndër pikat e tjera kryesore të raportit vjetor të SPAK, Altin Dumani përmendi:
– Shqipëria ka bashkëpunim të mirë me Europol dhe Eurojust dhe ka bërë progres në sekuestrimin e pasurive, por duhet të vazhdojë dhe në të ardhmen.
– SPAK ka krijuar besueshmëri me institucionet e tjera, në rajon por edhe më gjerë.
– Përfaqësues të DEA dhe FBI janë atashuar në SPAK.
– Janë marrë masa të etikës në punë.
– Është hartuar plani strategjik institucional.
– Jemi në pritje të procesit të vetingut për dy prokurorët e tjerë, si një kontribut i shtuar në punën tonë si institucion. Është në përfundim emërimi i 2 prokurorëve të tjerë, duke plotësuar kështu numrin.
– Është përditësuar laboratori.
– Është forcuar sektori i krimit financiar.
– Janë emëruar 12 ekspertë financiarë.
– Kemi realizuar trajnime me ekspertë ndërkombëtarë, nga SHBA dhe BE.
– Vlera e pasurive të sekuestruar nga SPAK për vitin 2023 është 41 milion euro.
– 201 procedime për korrupsion.
– Ndaj zyrtarëve të lartë janë 8 procedime penale me 18 persona të përfshirë.
– Referimet nga institucionet kanë tendencë në rënie.
– Tendencë me rënie edhe në dhënien e masave të sigurimit me burg.
– Vetëm në 6 raste gjykata ka ndryshuar masën e kërkuar nga SPAK.
– Në 2023-shin janë dhënë 71 vendime nga gjykata.
– 5 kërkesa për vendosjen në regjim të posaçëm të të burgosurve vetëm 2 prej tyre janë vendosur.
– Është rritur numri i të pafajshëmve dhe jo jetë objekt analize.
– SPAK ka bashkëpunuar me BKH dhe ka dhënë kontribut në hartimin e rregullores së BKH.
– Ka krijuar një fond të posaçëm për blerjen e mjeteve.
– Në 2023-shin SPAK ka qenë bashkëpunuese me institucionet, si Ministrinë e Brendshme, Ministrinë Drejtësisë, Ministrinë e Financave, etj.
– Kërkesat për informacion kanë qenë të larta.
– Kemi 11 objektiva për 3 vitet e ardhshëm.
– Problematike mungesa e përcaktimit të qetë të statusit të prokurorit të posaçëm kur mbaron mandatin dhe mungesa e këshilltarve ligjorë të cilët janë të domosdoshëm.
– Stok me 30 ankimime të komisionerëve publik.
– Rritje të volumit të punës. por burimet njerëzore mbeten të njëjta.
– Përjashtuar policinë e shtetit, institucionet e tjera nuk referojnë në SPAK vepra penale me natyrë korruptive apo të tjera.
– SPAK i vetëm nuk mund të adresojë e përballojë luftën ndaj korrupsionit.
– Lind nevoja të shtohen hetuesit e BKH.
– Numrat e procedimeve të mbartura është problematik.