Është miratuar me 111 vota pro amendamenti i propozuar nga Gazment Bardhi për ndryshimin e nenit 3 për projektligjin e amnistisë penale.
Ndërsa amendamenti i Enkelejd Alibeajt është rrëzuar me 72 vota kundër.
Deptuetët që votuan kundër amendamentit të Bardhit, ishin Basha, Bakiu dhe Shehaj. Ndërsa nga radhët e Bashës, deputetet Ori Nebiaj dhe Eralda Tase Bano votuan pro amendamentit të Bardhit.
Pas rrëzimit të amendamentit të Alibejt për ndryshim në pikën “ë” të projektligjit, Basha u largua nga Kuvendi.