Amnistia Penale është miratuar në seancën plenare të kësaj të enjteje me 110 vota pro, 1 kundër nga Agron Shehaj dhe 1 abstenim nga Ermonela Felaj.
Nga kjo amnisti përfitojnë 1100 të dënuar me burg, ndërsa me miratimin e amendamentit të propozuar nga opozita, përfitojnë edhe ish-zyrtarë të dënuar për korrupsion nga GJKKO.
Mbrëmjen e sotme në studion e Top Story me Grida Dumën, kjo e fundit i është drejtuar me një pyetje demokratit Luçiano Boçit, duke kërkuar të tregojë se ku ka ndodhur dakordësimi për votimin e Amnistisë mes PS dhe Rithemelimit.
Boçi nuk ka dhënë një përgjigje të prerë për këtë pyetje, por tha se biseda ka ndodhur në zyrën e Konferencës së Kryetarëve, por pa treguar se ku ka ndodhur dakordësimi mes palëve.
Pjesë nga diskutimi:
Duma: Ku ka ndodhur dakordësimi? Ne cilën dhomë institucionale?
Boçi: Dakordësimi është arritur me konsensus, paraqitur nga qeveria dhe opozita kërkon ndryshimet e saj. Dakordësia ka qenë mes përfaqësuesve të grupeve parlamentare, Bardhi-Çuçi. Ky ligj është me veprim të menjëhershëm të përkohshëm…
Niveli i përfaqësimit të grupit parlamentar ka të drejtën e vet që të paraqesë propozime dhe kundërshtime.
Institucionet komunikojnë në format e tyre dhe nuk ka rëndësi nëse është dhoma e Bardhit apo dikujt tjetër. Niveli i zyrtarëve është shumë i kuruar edhe nga ana e PD. Nuk përfitojnë zyrtarët! Dakordësia në zyrën e konferencës së kryetarëve. Bisedat ku janë bërë thatë… Dakordësia është institucionale.