Aksidentoi për vdekje një shtetas, arrestohet 33-vjeçari në Tiranë

Shqipëria

Aksidentoi për vdekje një shtetas, arrestohet 33-vjeçari në Tiranë

Më: 5 prill 2024 Në ora: 13:34
Foto ilustrim

Një 33-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Tiranës, pasi duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar për vdekje një shtetas ende të paidentifikuar (endacak).

Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00 në hyrje të Vorës.

Ndërkohë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë- Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore arrestuan shtetasin:

K., 33 vjeç, banues në Tiranë, pasi sot, rreth orës 03:00, në hyrje të Vorës, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar me pasojë vdekjen një shtetas ende të paidentifikuar (endacak).

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat