Aksident në aksin Peqin-Elbasan, shkak një parakalim i gabuar, detaje

Shqipëria

Aksident në aksin Peqin-Elbasan, shkak një parakalim i gabuar, detaje

Më: 5 prill 2024 Në ora: 17:19
Foto nga vendi i ngjarjes

Tri automjete janë përfshirë në një aksident në aksin e rrugës kombëtare Peqin -Elbasan.

Aksidenti ka ndodhur në fshatin Lolaj rreth orës 16:40.

Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë tentativa për parakalim e njërit prej tri automjeteve të përfshira në këtë aksident.

Fatmirësisht nuk ka patur persona me dëmtime serioze.

Ndërsa automjetet janë dëmtuar pjesërisht.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat