Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar në lidhje me operacionin policor që konkludoi në arrestimin e një 45-vjeçari nga Rrësheni, të cilit iu gjetën me vete mina me telekomandë.
Balla shkroi se parandalimi i ngjarjeve kriminale është detyrë parësore e Policisë së Shtetit.
Reagimi i Ballës:
Parandalimi i ngjarjeve kriminale është detyrë parësore e Policisë së Shtetit.
Përgëzime Policisë së Shtetit????Mirditë për ndalimin në kohë të një personi të përfshirë në trafik të lëndëve/pajisjeve shpërthyese.
Elementët/grupet kriminale duhen ndjekur nga Policia e Shtetit këmba këmbës, ditë-natë!