Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Brescia të Italisë.
Ku një shqiptar 32 vjeçar ka humbur jetën pasi u përplas me disa automjete të tjera.
Sipas mediave italiane, i riu me origjinë shqiptare, i lindur në Verona të Italisë, po udhëtonte me shpejtësi të madhe me automjetin tip “Porsche” kur u përplas me disa automjete të tjera dhe shkaktoi plagosjen e 7 personave.
Gruaja që ishte në makinë me shqiptarin ka mbetur e plagosur rëndë.