Kryetari i Komisionit Hetimor Parlamentar të TIMS, Ervin Salianji gjatë mbledhjes u bëri thirrje institucioneve që mos të bëjnë falsifikime për këtë çështje.
“Ka një thirrje për institucionet, sidomos për Policinë që të mos falsifikojë proces-verbale apo protokolle apo akte të tjera, që do jenë objekt i këtij Komisioni Hetimor.
Unë besoj se një kontribut do ketë edhe nga PS.
Se dihet se ata e duan shumë reformën në drejtësi.”, tha ai.