Ka nisur në Apel seanca ndaj Arbër Paplekaj, i cili akuzohet për vrasjen e Pjerin Xhuvanit më 21 prill 2023.
Të pandehur janë edhe dy ish-nëndrejtorët e Policisë së Elbasanit, Nikollaq Palla dhe Albert Nushi si dhe 6 efektive të Shqiponjave.
Paplekaj mësohet se është i pranishëm në seancë.
Gjykata ka urdhëruar rindërtim të vendit të ngjarjes dhe riekspertim.