SPAK ka kërkuar burgim të përjetshëm për Laert Haxhiun.
Pretenca u lexua në mungesë, nga prokurorja e SPAK Doloreza Musabelliu, gjatë seancës në GJKKO që u mbajt këtë të martë.
Haxhiu mbahet i burgosur në Greqi ndërsa Shqipëria ka bërë kërkesë për ekstradimin e tij.
Haxhiu akuzohet nga Prokuroria e Posaçme në lidhje me masakrën e Lushnjës, të vitit 2017.