Është mbajtur këtë të martë në Apelin e Juridiksionit të Përgjithshëm, seanca e radhës ndaj Arbër Paplekajt, ish-efektivit të RENEA-s, i cili akuzohet për vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan, pak ditë para zgjedhjeve të vitit 2021.
Gjatë seancës u prezantua akti i riekspërtimit të vendit të ngjarjes, pas rindërtimit të skenës së krimit nga ekspertët e pavarur Dritan Rexhepi, Shpëtim Buda, si dhe eksperti pranë Institutit të Policisë Shkencore, Arjan Hanko.
Gjatë seancës eksperti Dritan Rexhepi tha që vendngajrja është e kontaminuar dhe kërkoi më shumë kohë për një ekspertim të dytë të pamjeve filmike.
Edhe gjykata konstatoi një akt-ekspertimi të paplotë të vrasjes, pasi nuk dihet kush qëlloi i pari, apo nga ku u qëllua.
Pjesë nga debati në sallën e gjyqit:
Artan Rexhepi: Kërkuam një muaj e gjysmë kohë. Ekspertët nuk kanë bërë kqyrjen e pamjeve filmike për të përcaktuar kush qëlloi i pari.
Gjykata: Ku janë qitësit? Nga ku kanë qëlluar.
Artan Rexhepi: Për mendimin tim, ngjarja ka probleme. Distanca e qitjes ka probleme.
Gjykata: Ndaj jeni thirrur si ekspertë ta përcaktoni.
Shpëtim Budo: Kam 40 vjet përvojë, nuk kam bërë ndonjëherë akt ekspertimi të pamjeve filmike për të konstatuat vend vendndodhjen apo mekanizmim e krimit.
Ndërkohë që avokati i Arbër Paplekaj, Mirash Martini, kërkoi kohë të njihet dhe të konsultohet me klientin e tij mbi gjetjet e akt-eksperzitës.
Debate pati dhe mes prokurorit Gent Xholi dhe ekspertëve nëse akt-ekspertimi ishte i saktë për të vijuar me pyetjet
Pjesë nga debati:
Prokurori Gent Xholi: A është i saktë apo jo akti? Të bëjmë apo jo pyetje?
Eksperti Hako: Kqyrja e vendit të ngjarjes ka shumë mangësi. Një akt i ndërtuar mbi këto të dhëna do të ketë probleme, por është i ndërtuar mbi ato të dhëna që kishim. Si pikë referimi ne morë përqëndrimin më të madh të gëzhojave, por aty ka edhe gëzhoja të tjera. Unë nuk e di se çfarë soft-i ka kolegu, por ne nuk kemi bërë ndonjëherë kqyrje përmes pamjeve filmike. Nuk mund të flasim me saktësi për distancën në metra mes qitësit 1 dhe qitesit 2.