Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka firmosur ditën e sotme dekretin “Për dhënien e Amnistisë Penale”.
Kujtojmë se nga kjo amnisti do të përfitojnë 700 persona që do të lirohen nga burgu menjëherë dhe do t’i ulet dënimi 400 të tjerëve.
Amnistia do të pushojë hetimin e mbi 200 rasteve të cilat përfshijnë vepra me dënim maksimal 2 vjet.
Nga ky nen nuk do të përfitojnë zyrtarët e lartë si ministra dhe zv.ministra.
Njoftim për Shtyp
Tiranë, më 09.04.2024
Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, firmosi sot dekretin nr. 139, datë 09.04.2024, “për shpalljen e ligjit nr. 33/2024 “Për dhënie amnistie”.
DEKRETI
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
INSTITUCIONI I PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS
PRESIDENTI
DEKRET
PËR SHPALLJE LIGJI
Në mbështetje të nenit 84, pika 1, dhe nenit 93 të Kushtetutës,
DEKRETOJ:
Shpalljen e ligjit nr. 33/2024, “Për dhënie amnistie”.
Dekret nr. 139
Tiranë, më 9.4.2024
BAJRAMI BEGAJ