Ambasada Amerikane në Tiranë ka uruar këtë të mërkurë besimtarët për Festën e Fiter Bajramit.
Në një postim në rrjetet sociale, Ambasada i ka uruar besimtarëve paqe dhe shëndet.
Postimi:
Ambasada e SHBA në Tiranë uron përzemërsisht të gjithë ata që festojnë sot Fitër Bajramin.
Duke shënuar fundin e Ramazanit, Fitër Bajrami është një festë e rrënjosur në falënderim, mirësi dhe dhurim, sjellë përmes lutjes dhe akteve të bamirësisë. Paqja dhe shëndeti qofshin me të gjithë ata që festojnë në këtë ditë të veçantë.