Dy persona janë arrestuar dhe për 4 të tjerë ka nisur hetimi nga policia e Tiranës pasi u kapën teksa vinin baste sportive.
Në pranga kanë rënë E. R., 31 vjeç, dhe R. M., 40 vjeç, të dy banues në Tiranë. Ndërsa nisi hetimi në gjendje të lirë për: Gj. D., 60 vjeç, A. A., 40 vjeç, A. E., 47 vjeç, R. Ç., 23 vjeç, të gjithë banues në Tiranë.
Gjatë operacionit policer “Vakum”, u kryen kontrolle në disa subjekte të ndryshme në kryeqytet ku në telefonat e personave të arrestuar dhe të vënë nën hetim, u gjetën faqe dhe linqe që shërbenin për vënien e basteve sportive.
Në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan 5 celularë që shërbenin për këtë veprimtari të paligjshme.