Një aksident i rëndë është regjistruar në Kthesën e Çerm Sektori në Lushnjë.
Mësohet se nga ky aksident ka mbetur i vdekur një 44-vjeçar.
Viktima quhet Gëzim Allpiçi dhe humbi jetën në vendngjarje.
Ndërkohë nga ky aksident ka mbetur i plagosur rëndë edhe një 22-vjeçar. I plagosuri është dërguar në spitalin e Traumës.
Ende nuk dihen ende rrethanat e aksidentit ndërsa pritet një konfirmim edhe nga policia në lidhje me ngjarjen.