Kreu i grupit parlamentar të PS, Bledi Çuçi: E kemi përfunduar raportin dhe nuk dyshoj se është në sistem.
Në lidhje me zbatimin apo jo të GJK unë besoj se kjo është ezauruar ashtu siç thamë në mbledhjen e Byrosë, ne e kemi zbatuar vendimin që në momentin e parë që kemi thënë se shfuiqizon të dy vendimet e marra nga Kuvendi në lidhje me papajtueshmërinë e mandatit të Olta Xhaçkës.
Ne e kemi bërë të qartë se do e dërgonim çështjen në Kuvend për të marrë një vendim mbi shqyrtimin e mandatit të Xhaçkës ashtu siç e përcakton Kushtetuta.
Sot do votojmë një projektvendim për të dërguar cështje nnë Gjykatë Kushtetuese