Kreu parakalim të gabuar në kthesë të rrezikshme në aksin Librazhd-Prrenjas, policia e gjobit me…

Shqipëria

Kreu parakalim të gabuar në kthesë të rrezikshme në aksin Librazhd-Prrenjas, policia e gjobit me…

Më: 11 prill 2024 Në ora: 18:17
Foto nga vendi i ngjarjes

Pas denoncimit nga një qytetar, në strukturat e Policisë Rrugore të Elbasanit, nëpërmjet pamjeve filmike ku shfaqet një automjet që kryen parakalim të gabuar, në kthesë me rrezikshmëri për t’u përfshirë në ngjarje rrugore, në aksin rrugor “Librazhd-Prrenjas”, shërbimet e Policisë kanë kryer verifikimet.

Si rezultat, shërbimet e Policisë Rrugore kanë identifikuar drejtuesin e këtij automjeti, shtetasin G. T., dhe i kanë vendosur atij, masën administrative 12 000 lekë të rinj, bazuar në pikën 10 të nenit 141, të Kodit Rrugor.

Policia Rrugore e Elbasanit apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës, që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor.

Si dhe të vijojnë të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, çdo rast të shkeljes së tyre.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat