Lideri i opozitës, Sali Berisha, në fjalimin e mbajtur sot nga dritarja e shtëpisë së tij deklaroi se Edi Rama shkelmoi Kushtetutën për të mbrojtur Olta Xhaçkën, sepse në çdo investim strategjik ai ka 30 %.
Pjesë nga fjalimi i Sali Berishës:
Erion, sot ti kur pe Oltën se si e mbrojti Edi Rama, se si kryehajduti i qeverisë shkelmoi mbi Kushtetutën e Shqipërisë.
Edi Rama, çfarë do t’i thuash ti Koço Kokëdhimës që e përjashtove nga parlamenti, i more mandatin, kurse Olta Xhaçkën e mbrojte?
Po çfarë dallimi kishin këta të dy?
Ua them unë dallimin, e kam thënë këtu me dhjetëra herë, në çdo investim strategjik, Edi Rama ka 30 përqind.