Gazetari, Reldar Dedaj, i ftuar në emisionin ‘’Drejt’’ në Ora News u shpreh se mosdërgimi i mandatit të Olta Xhaçkës në gjykatën Kushtetuese është shkelje e kushtetutës.
Dedaj: Deputet e Kuvendit janë kthyer në noterë të vendimeve të ekzekutivit.
Ne nuk kemi një Kuvend që e njeh vetë autonominë e tij përballë ekzekutivit.
Është shkelje e Kushtetuës së Shqipërisë.
Kuvendi po vazhdon të jetë një noter i vendimeve të kryeminsitrit.
Unë e prisja këtë gjë, nuk më erdhi surprizë.
Shoh investitorë strategjikë e biznesmenë që janë të lidhur me pushtetin.
Kjo mazhorancë Kushtetutën e ka bërë leckë se ka kapur në kontroll të gjitha pushtetet.