Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) ka falënderuar të Ngarkuarin me punë të SHBA-ve në Shqipëri, David G. Wisner dhe Ambasadën Amerikane për letrën personale të tij mbi vlerësimin e raportit vjetor të prezantuar në KLP.
Përmes një postimi në rrjetin social “X”, SPAK nënvizon angazhimin maksimal për të përmbushur misionin kushtetues në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
“SPAK falenderon të Ngarkuarin me punë David G. Wisner @USEmbassyTirana, për letrën personale mbi vlerësimin e raportit vjetor të prezantuar në KLP.
SPAK nënvizon angazhimin maksimal për të përmbushur misionin kushtetues në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në”, shkruhet në njoftimin e SPAK në rrjetin social “X”.