13-04-2024 - 12:58
LAJME
Kosovë
Anketa: Shumica e shqiptarëve të Shqipërisë nuk e kanë vizituar asnjëherë Kosovën
KosovaPress
Vetëm me parapagim
13-04-2024 - 13:40
LAJME
Kosovë
Del para gjykatës i dyshuari për vrasjen e gruas në Ferizaj, këto janë fjalët e tij
KosovaPress
Vetëm me parapagim
13-04-2024 - 13:22
LAJME
Kosovë
KQZ akrediton grupin e dytë prej 112 vëzhguesve për zgjedhjet në veri
KosovaPress
Vetëm me parapagim
13-04-2024 - 12:05
SPORT
Kosovë
Presioni mbi gjyqtarët e Superligës vlerësohet i panevojshëm dhe i tepruar
KosovaPress
Vetëm me parapagim
13-04-2024 - 11:38
SIGURI
Kosovë
Siguria në veri, Sveçla takohet me zyrtaren e NATO-s
KosovaPress
Vetëm me parapagim
13/04/2024 12:58
Në Barometrin në Euronews Albania, ku u bënë bashkë për herë të parë në një studim të përbashkët qytetarë në Shqipëri dhe në Kosovë, anketa e fundit është munduar të kuptojë shkëmbimet që qytetarët kanë me njëri-tjetrin në të dy vendet.
Pyetja e parë ka dashur të kuptojë lëvizjet dhe vizitat reciproke në të dy vendet.
Pyetjes “Kur ka qenë hera e fundit që keni vizituar Kosovën /Shqipërinë i janë përgjigjur 2065 qytetarë në të dy anët e kufirit dhe nga përgjigjet rezulton se janë në shumicë shqiptarët e Shqipërisë që nuk kane vizituar Kosovën në krahasim me shqiptarët e Kosovës, Shqipërinë.
Janë 50,4 % e të anketuarve në Shqipëri që kanë zgjedhur të përgjigjen “asnjëherë“ në këtë pyetje dhe vetëm 10 ,7% e të pyeturve në Kosovë kanë zgjedhur të përgjigjen “asnjëherë” në këtë pyetje.
Nga sa duket edhe nga shifrat, është e qartë se lëvizjet e qytetarëve nuk janë edhe aq të shpeshta, sepse opsionin që të kenë vizituar vendet respektive në 3 muajt e fundit e kanë zgjedhur si përgjigje vetëm 5.5% e shqiptarëve në Shqipëri dhe 10.4% e qytetarëve në Kosovë.
Ata që kanë bërë vizita në 6-12 muajt e fundit janë 9.7% shqiptarë në Shqipëri dhe 31.6 % e të pyeturve në Kosovë.