Ambasadori i Holandës në vendin tonë vlerëson avancimin e Shqipërisë në procesin e integrimit. Reinout Vos, thotë se Shqipëria ka përparuar, megjithatë siç thekson ai ka ende shumë punë për t’u bërë.
Jam i impresionuar që Shqipëria ka bërë detyrat e shtëpisë dhe prezantimin që ka bërë në Bruksel vitin e shkuar, por akoma ka nevojë për punë akoma për të ardhmen Europiane.
Në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së, ambasadori holandez nënvizoi rëndësia e hapjes së kapitujve.
“Është shumë i rëndësishëm hapja e kapitujve për integrimin e Shqipërisë në BE dhe duke u fokusuar kryesisht në të drejtën dhe ligjin e të drejtës, ne shpresojmë dhe jemi shumë optimist në rrugën e Shqipërisë në këtë drejtim”.
Në lidhje me situatën politike në vend, diplomati holandez vlerësoi rikthimin e Kuvendit në normalitet.
“Jam i kënaqur që si opozita ashtu dhe maxhoranca janë duke punuar së bashku në Parlament, pasi reforma zgjedhore dhe e ardhmja e Shqipërisë në BE është një hap i rëndësishme për vendin, kështu që duhet bashkëpunimi i të dy palëve”
I pyetur gjatë vizitës së tij në Korçë në lidhje me ngritjen e Komisionit të Dezinformimit, ambasadori tha se është ende herët për të folur. Ambasadori i Holandës në Shqipëri Reinout Vos ka qenë këtë fundjavë në Korçë për të marrë pjesë në mbrëmjen e poezisë holandeze në galerinë e arteve digjitale.