“Sulmi, spektakël i Iranit”- Alibali: Vendet arabe të gjitha pro Izraelit

Shqipëria

“Sulmi, spektakël i Iranit”- Alibali: Vendet arabe të gjitha pro Izraelit

Më: 14 prill 2024 Në ora: 22:17
Neritan Alibali

Analisti Neritan Alibali tha në emisionin Review në Euronews Albania se sulmi i Iranit ndaj Izraelit ishte një spektakël i bërë nga Republika Islamike, që nuk i solli asnjë përfitim atyre.

Alibali shtoi se të gjitha vendet arabe në Lindjen e Mesme janë për zgjidhje paqësore të konfliktit mes Izraelit dhe palestinezëve dhe sipas tij, asnjë prej këtyre vendeve arabe nuk është armiqësor ndaj Tel Avivit.

Prandaj sipas Alibalit, sulmi i sotëm i Iranit ishte si një akt lamtumire nga influenca në Lindjen e Mesme, pasi sipas tij, Republika Islamike është jashtë çdo procesi paqeje.

“Që në fillim theksova faktin se i gjithë ky spektakël që bëri Irani ishte për konsum të brendshëm. Brenda Iranit ka një opozitë laike shumë të fuqishme, që është e gatshme për ta dobësuar pushtetin në Iran. I gjithë operacioni pas sulmit të Izraelit në Gaza, i gjithë operacioni i paqes është përqëndruar në duart e SHBA-ve dhe vendeve arabe.

Irani ka dalë jashtë qenies së një lojtari të rëndësishëm për të influencuar brenda Lindjes së Mesme. Për herë të parë SHBA pranuan zgjidhjen me dy shtete për çështjen e zgjidhjes së konfliktit mes Izraelit dhe Palestinës.

Në këtë aspekt janë bashkuar të gjithë vendet arabe dhe mund të themi se tani nuk ka asnjë vend arab armiqësor ndaj Izraelit. Kjo ka filluar me marrëveshjen Abraham dhe që praktikisht po mbledh SHBA dhe vendet e tjera arabe drejt një zgjidhje paqësore me Izraelin dhe Palestinezët. Unë e shikoj sulmin e Iranit si një akt lamtumire nga Lindja e Mesme. Pra kjo e nxjerr jashtë loje Iranin në Lindjen e Mesme”, tha Alibali.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat