Gjykata e Lezhës dënoi me burg të përjetshëm Besnik Pjetrin (Përdeda) i cili në muajin gusht të vitit 2022 vrau ish vjehrrin dhe vëllanë e ish gruas në fshatin Grykë Zezë të Lezhës.
Krimi i rëndë ndodhi rreth orës 23:00 të mbrëmjes të 29 gushtit 2022 në fshatin Gryk Zezë.
Ndërsa viktimat janë Pjerin Perjaku 56-vjeç dhe Gent Perjaku 32-vjeç.
Shkak i vrasjes ishte fakti se nuk e lejonin të takonte 2 vajzat.
I shumëkërkuari u vu në pranga në dhjetor nga forcat RENEA.