Dy persona, shtetas turk janë arrestuar nga policia kufitare në Durrës. Bëhet fjalë për E.B. 22 vjeç dhe M.D., 29 vjeç.
Këta shtetas kanë paraqitur në sportel, në dalje të RSh-së, pasaporta turke dhe leje për qëndrim në Holandë, të cilat pas verifikimit rezultuan të falsifikuara. Pas kryerjes së veprimeve procedurale, dokumentet u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Gjithashtu është nisur procedimi në gjendje të lirë për dy shtetas marokenë të cilët tëntuan të kalonin kufirin duke u fshehur në fshehur në pjesën e poshtme të dy kamionëve. Si dhe u procedua në gjendje të lirë një 50 vjeçar shqiptar, i cili rezultoi se kishte dalë ilegalisht më parë nga Shqipëria.
Njoftimi i policisë:
“U arrestuan në flagrancë shtetasit turq E. B., 22 vjeç dhe M. D., 29 vjeç, të dy banues në Turqi, për veprat penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”. Këta shtetas kanë paraqitur në sportel, në dalje të RSh-së, pasaporta turke dhe leje për qëndrim në Holandë, të cilat pas verifikimit rezultuan të falsifikuara. Pas kryerjes së veprimeve procedurale, dokumentet u sekuestruan në cilësinë e provës materiale;
U referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”, për shtetasit:
H.M., 27 vjeç dhe M. A., 36 vjeç, të banues në Marok, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë Kufitare, në vijën e dytë, janë gjetur të fshehur në pjesën e poshtme të dy kamionëve;
A.D., 50 vjeç, pasi nga verifikimet e kryera në hyrje të RSh-së, rezultoi se kishte dalë ilegalisht më parë nga Shqipëria.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.