Preket Ngjela: Me të dashurën time u ndamë dhunshëm, nuk e mbaj foton e saj

Shqipëria

Preket Ngjela: Me të dashurën time u ndamë dhunshëm, nuk e mbaj foton e saj

Më: 16 prill 2024 Në ora: 15:52
Spartak Ngjela

Spartak Ngjela mbrëm ishte në një rrëfim ekskluziv në Top Story me Grida Dumën.

Në krye të intervistës ai u ndal në kujtimet e tij nga burgosja, teksa për herë të parë rrëfeu një detaj nga jeta private dhe mendimet që e bënin “të dilte nga qelia”.

“Të them një gjë që se kam thënë kurrë më parë. Në momentet që je i izoluar, të vetmet kujtime që të nxjerrin jashtë burgut veç prindërve, janë të dashurat. Të kthehen me intensitet të madh. Më zërin e tyre, jo në kuptim real, por një eko që e ndjen dhe pastaj i bën analizën vetes. Por problemi qëndron se të jep anën artistike që je jashtë.

Jam ndarë dhunshëm nga e dashura kur u arrestova. U ndamë s’kishim ç’bënim. Nuk mbaj foto, dashuria është sublime, foto është individuale në moment që kanë familje, fëmijë, nuk bëhet”, tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat