Një 60-vjeçar nga lagjia “Çlirim” në qytetin e Beratit është gjetur sot pa shenja jete në banesën e tij.
Ai jetonte i vetëm në një pallat në afërsi të shkollës 9-vjeçare “Mehmet Ali Vrioni”.
Por, prej 3-ditësh nuk po ju përgjigjej në telefon familjarëve, të cilët kanë njoftuar policinë.
Kanë qenë efektivët e shërbimit zjarrfikës ata që kanë hyrë me shkallë nga ballkoni i banesës dhe e kanë gjetur të shtrirë në krevat dhe pa shenja jete.