Përkeqësimi i kushteve atmosferike që ka përfshirë bregdetin e Adriatikut, një ditë më parë, ka nxjerrë në breg sasi të mëdha mbeturinash plastike dhe jo vetëm.
Situata paraqitet më e rënduar në një gjatësi prej të paktën 4 kilometrash.
Nga Plepat te Shkëmbi Kavajës e në vazhdim deri ne Golem brezi ranor është mbushur me mbetje të shumta, ndërsa në terren kanë dalë dhe punonjës e mjete të ndërmarrjes së pastrimit.
Kjo situatë përsëritet vazhdimisht për shkak të hedhjes të mbetjeve plastike dhe urbane në lumenj dhe kanalet e ujërave të larta, të cilat më pas derdhen e përfundojnë në det.