A keni plane për fundjavën? Sinoptikani zbulon çfarë pritet të ndodhë me motin në ditët në vijim

Shqipëria

A keni plane për fundjavën? Sinoptikani zbulon çfarë pritet të ndodhë me motin në ditët në vijim

Më: 19 prill 2024 Në ora: 11:48
Hakil Osmani

Deri pasditen e sotme moti do të vijojë me vranësira, ndërsa mbrëmja pritet të sjellë përmirësim të kushteve meteorologjike.

Sinoptikani i “Meteoalb”, Hakil Osmani tha se e shtuna do të ketë një mot të qëndrueshëm, ndërsa të dielën do të rikthehen reshjet.

“Në zonat malore do të ketë dhe reshje bore. Ndërsa në mbrëmje pritet përmirësim i motit.

Të shtunën do të këtë mot të qëndrueshëm dhe të dielën rikthehet shiu. Sa i përket temperaturave të ajrit, këtë javë kanë pësuar ulje. Ditën e sotme temperaturat do të shkojnë deri në 20 gradë celsius, ndërsa nesër do të ketë rritje më shumë”, tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat