Ambasada Italiane ka dënuar dhunën e përdorur gjatë protestës së organizuar nga Rithemelimi dhe Partia e Lirisë para Bashkisë së Tiranës.
“Ambasada italiane në Tiranë dënon aktet e dhunës të kryera gjatë protestës së sotme para Bashkisë së Tiranës.
E drejta për t’u mbledhur dhe për të protestuar në mënyrë paqësore është themelore në një shoqëri demokratike.
Por dhuna ndaj objekteve ose njerëzve nuk është në asnjë mënyrë e justifikueshme”, shkruan ambasada.