Ish deputeti Mark Marku, ishte i ftuar sot në podkastin e përjavshëm të kryeministrit Edi Rama.
Prej kohësh, Marku i cili mban edhe postin e shefit të Departamentit të Gazetarisë dhe Komunikimit, nuk është shfaqur në intervista personale në media.
Kryeministri Rama i kërkoi ndjesë Mark Markut për ironinë me të cilën përmendi emrin e tij gjatë fushatës zgjedhore të 2021, ku ky i fundit ishte kandidat në Lezhë.
“Si fillim dua të kërkoj ndjesë për një arsye që nuk më bën krenarë. Ndjesë se në një moment barrikadimeve gjatë fushatës së fundit në mos gabohem ishe kandidat në Lezhë dhe unë në mitingun e Lezhës ta thoja emrin Mark Marku por me një fjalë ironie që nuk më bën krenar sot”, tha Rama.