Përplasja brenda çiftit Meta-Kryemadhi, avokati: Ja dy këmbanat emergjente të alarmit në Partinë e Lirisë

Shqipëria

Përplasja brenda çiftit Meta-Kryemadhi, avokati: Ja dy këmbanat emergjente të alarmit në Partinë e Lirisë

Më: 20 prill 2024 Në ora: 23:00
Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta

Anëtari i Kryesisë së Partisë së Lirisë, avokati Genc Gjokutaj, ishte i ftuar këtë të shtunë në një program televiziv, ku analizoi përplasjet Monika Kryemadhit dhe Ilir Metës në Partinë e Lirisë.

Avokati tha se lëvizjet e Metës bëhen me qëllim riorganizimin dhe riformatimin e Partisë së Lirisë. Gjokutaj shtoi se dy këmbanat që e bëjnë sa më emergjent riorganizimin, janë zgjedhjet e 14 majit dhe arrestimi i Berishës përmes një procesi antikushtetues.

“Janë dy këmbana që e bëjnë emergjente riformatimin dhe riorganizimin e Partisë së Lirisë dhe përgatitjen për zgjedhjet e ardhshme të partisë, për të kandiduar si një parti moderne. Këto nuk mund të bëhen brenda një dite. Këmbana e parë është rezultati i zgjedhjeve. Humbësi kur është viktimë e një sistemi zgjedhor të kapur, të masakruara dhe pranuar nga ndërkombëtarët, janë prova të qënësishme për kundërshtarin politik për zgjedhjet e ardhshme.

Këmbana e dytë ka qenë arrestimi i Berishës përmes një procesi skandaloz dhe antikushtetues të cilin Partia e Lirisë e ka studiuar me kujdes. Arrestimi ndaj Berishës nuk është goditje ndaj një personi, por është një goditje ndaj liderit të opozitës”, tha Gjokutaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat