Një 31 vjeçar i shpallur në kërkim është arrestuar nga policia e Bulqizës pasi rezultonte i dënuar me 8 muaj burg.
Në pranga ka rënë i riu Sh.P, të cilin gjykata e Dibrës e kishte dënuar për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, kryer në bashkëpunim.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Dibër.
Detaje tjera nuk u japen.