Dy shtetas italianë janë arrestuar nga policia kufitare në Hanin e Hotit me akuzën e falsifikimit të letrave me vlerë. Në pranga u vunë shtetasit R. M., 44 vjeç dhe C. S., 49 vjeç.
Policia tha se gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin ku udhëtonin këta presona në dalje të vendit, në bagazhin e mjetit janë gjetur 2 pako me çeqe të dyshuara të falsifikuara, me vlerë 2000 dollarë secili (vlera totale 1 milion dollarë).
Çeqet e padeklaruara u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin, 1700 euro, vulat dhe 2 celularë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.